Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar, një mashkull nga Peja pas një mosmarrëveshje, kishe sulmuar fizikisht nënën e tij, raporton Gazeta “Enigma”.
I dyshuari pas këtij veprimi është arrestuar.
Njoftimi i plotë:
“Rr. Emrush Miftari, Pejë 19.06.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimë femër kosovare, ndërkohë i ka thyer-demoluar disa orendi shtëpiake. I dyshuari pas tretmanit mjekësor me venim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”.