Sport Club “Gjilani” U21 ka shënuar fitore të madhe në Prizren ndaj skuadrës së Lirisë U21.
Gjilanasit triumfuan me rezultatin minimal, 0-1, raporton Gazeta Enigma.
Por, madhështorja e kësaj fitoreje ishte se “kuqebardhët” triumfuan me tre lojtarë më pak pasi që ishin ndëshkuar me karton të kuq.
Kujtojmë që kryetrajneri i kësaj skuadre është ish-futbollisti i njohur kosovar, Genc Sermaxhaj.
SC Gjilani U21 e ka nisur mbar sezonin pranveror pas kësaj fitoreje të madhe në Prizren.
/Gazeta Enigma/