Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është pajisur me sistemin rus anti-dron i njohur si “Repelent”.
Ai sot vizitoi hapësirat e pajisjeve i cili u prezantua për herë të parë para publikut, në ekspozitën e armëve dhe pajisjeve ushtarake serbe, në kompleksin e kalasë së Nishit, shkruan B92.
Sipas tyre “Repelent”, është një sistem rus që mund të shtypë ose shkatërrojë tufat e zbulimit, spiunimit të mjeteve ajrore pa pilot dhe dronëve, në një territor prej 30 kilometrash.
“Ka ardhur Repelent. Ky është Repelent. Nuk është aq i fortë sa Krasuha, por është i shkëlqyer”, theksoi Vuçiq.
Sistemi peshon më shumë se 20 tonë.