Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposaviq pasi i njëjti nuk iu është bindur urdhërave të zyrtarëve policorë.
Në raportin 24-orësh thuhet se i njëjti nuk iu kishte bindur urdhrave të policëve që po merreshin me një aksident trafiku dhe me veturën e tij kishte goditur veturën zyrtare të policisë duke i shkaktuar dëme materiale.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti nuk ju kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë që po merreshin me një aksident trafiku dhe me veturën e tij kishte goditur veturën zyrtare të policisë duke i shkaktuar dëme materiale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.