Sot Kosova feston ditëlindjen e gjashtëmbëdhjetë.
E nuk ka si shkon ndryshe veçse të organizohen ngjarje të ndryshme për nder të kësaj dite, përcjell Klankosova.tv.
Agjenda shtetërore ka planifikuar nderime, homazhe e koncerte për shënimin e Pavarësisë së Kosovës.
Agjenda shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:
08:00 – Mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës
08:20 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës
08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
08:45 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
08:50 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
09:50 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
11:00 – Nderime te Monumenti “Heroinat”
11:15 – Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë
11:25 – Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës (Oborri i Kuvendit)
12:00 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
17:00 – Pritje shtetërore nga presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri i Kosovës
18:00 – Koncerti i Pavarësisë (Sheshi i Prishtinës)
20:15 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë).