Golat në ‘last minute’, SC Gjilani humbet 10 pikë në finishin e takimeve

Golat në ‘last minute’, SC Gjilani humbet 10 pikë në finishin e takimeve


Sport Club “Gjilani” lëshoi një mundësi të artë nga dora për të marrë pikët maksimale në përballje ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 20-të në “Albi Mall” Superligën e Kosovës në futboll, teksa pranoi gol sërish në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Gazeta “Enigma”.

Si për ironi të fatit, pikët nga dora kryeqytetasit i’a kishin marrë edhe në kuadër të xhiros së 11-të, teksa në kryeqytet kishin shënuar në minutën e 96-të.

Po në minutat e fundit të ndeshjes, ‘kuqebardhët’ kanë pësuar edhe gjashtë herë të tjera, duke humbur në total plot 10 pikë.

Në ndeshjen e xhiros së tretë, “Skifterët” lëshuan nga duart një pikë nga udhëtimi në Feronikel, teksa pranuan gol në minutat e fundit të kohës së rregullt. Njësoj e pësuan edhe nga Ballkani një xhiro më pas.

Ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor të kampionatit ishin ‘ankth’ për gjilanasit, të cilët pësuan në hiç më pak se tri ndeshje radhazi dhe atë krejt në minutat e fundit.

Duket se historia po vazhdon, teksa skuadra e Gentjan Mezanit vazhdon të pësoj gola në minutat e fundit.

Gazeta “Enigma” u sjell tabelën në të cilën gjilanasit pranuan gol në fundin e ndeshjes:

Xhiro III: Feronikeli ’74 1-0 Gjilani (Gol 85’)
Xhiro IV: Ballkani 2-1 Gjilani (Gol 78’)
Xhiro XI: Prishtina 2-1 Gjilani (Gol 96’)
Java XIV: Malisheva 1-0 Gjilani (Gol 84’)
Java XV: Gjilani 0-2 Llapi (Gol 85’ 92’)
Java XVIII: Dukagjini 1-0 Gjilani (Gol  94’)
Java VIX: Fushe Kosova 1-1 Gjilani (Gol 76’)
Java XX: Gjilani 1-1 Prishtina (Gol 84’)

Aktualisht Gjilani ka 20 pikë në renditjen tabelare, mirëpo sikur ta ruanin përqendrimin edhe më shumë në minutat e fundit, tashmë do të ishin në zonen e Europës.

Në xhiron e radhës Gjilani e luan në udhëtim te Feronikeli ’74.

/Gazeta Enigma/

Related Articles