Një pastruese shqiptare, e moshës 50-vjeçare ka përjetuar 9 orë makth pasi u përdhunua nga një shtetas bullgar në Petralona të Greqisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës, kur gruaja kishte shkuar për të pastruar në një pallat dhe 37-vjeçari e futi me dhunë në banesë, sulmoi atë duke abuzuar seksualisht. 50-vjeçarja u mbajt e mbyllur brenda në dhomë që prej orës 8:00 e mëngjesit të së shtunës, deri në orën 17:00.
Shqiptarja ia doli të shpëtonte nga duart e tij nga ballkoni duke kaluar në banesën tjetër dhe filloi të kërkonte për ndihmë. Banorët e tjerë e ndihmuan duke telefonuar policinë, por autori arriti t’ia mbathte. Në lidhje me rastin, mbrëmjen e djeshme, banorët e zonës kanë dalë në rrugë duke bërtitur me parulla për mbrojtjen e grave që bien pre e abuzimit seksual.