Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në autostradën “Arbër Xhaferi” kanë hasur në trupin e pajetë të viktimës grua, shtetase e huaj.
Sipas policisë, njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.
Rastin, policia e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.