Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar për vdekjen e katërvjeçares, duke bërë thirrje që ky rast të trajtohet me prioritet.
Në komunikatën për media thuhet se duhet që në mënyrë të menjëhershme të hetohen sjelljet neglizhente të supozuar mjekësore, përcjell Klankosova.tv.
“KMDLNj bënë thirrje që institucionet përgjegjëse në përmbushje të mandatit të tyre, të trajtojnë me prioritet absolut rastin dhe të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme veprimet dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi. Duhet që në mënyrë të menjëhershme të hetohen sjelljet neglizhente të supozuar mjekësore dhe ndihma e ofruar”.
“Të kryehet një hetim i plotë dhe transparent për praktikat mjekësore të ndjekura në këtë rast, duke siguruar llogaridhënie të plotë. KMDLNj kërkon zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi dhe ndërmarrjen e të gjitha masave sipas rezultateve të hetimit, për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen”, thuhet tutje në komunikatë.