Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e xhiros së 21-të të zhvilluara në mesjavë, ku nuk munguan befasitë dhe përballjet e forta.
Drita ka arritur ta fitojë derbin ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 në një ndeshje të fortë, ku ky rezultat hapi luftën për titull.
Llapi në anën tjetër ka qenë i pamëshirshëm ndaj Fushë Kosovës duke i mposhtur me rezultat 3-0.
Malisheva ishte më e mirë se Prishtina duke fituar me rezultat 2-0, ndërsa Dukagjini me shumë fat dhe një penallti në fund mposhti Lirinë me rezultat 2-1.
Ndeshja e vetme e mbyllur baras ishte ajo mes Feronikeli 74 dhe Gjilanit (0-0).
Pas mbylljes së ndeshjeve, lider mbetet Ballkani me 44 pikë edhe pse pësoi humbje, por tashmë Llapi është afruar në një pikë, pasi me 43 pikë mban vendin e dytë.
Në vendin e tretë është Drita me 40 pikë, duke u kthyer fuqishëm në garë për titull.
Malisheva përforcon pozitën e katërt me 35 pikë, ndërsa Prishtina dhe Dukagjini mbajnë vendin e pestë dhe të gjashtë me nga 30 pikë.
Feronikeli 74 ka 23 pikë dhe mban vendin e shtatë , ndërsa në vendin e tetë është Gjilani me 21 pikë.
Fundin e renditjes e mbyllin Fushë Kosova me 11 pikë dhe Liria me 9 pikë.