Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sot është proceduar në Qeveri projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale, raporton Gazeta “Enigma”.
Duke njoftuar për këtë rast, ajo ka thënë se projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë.
Falenderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve!