Bayern Munichu është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Lazion me rezultat të përgjithshëm 3-1, nga dy takimet në kuadër të 1/8 së finales.
Serinë e golave e nisi Harry Kane në minutën 39’, pasi u shërbye mirë nga Raphael Guerrero.
Kur mendohej se pjesa e parë po kryhej me këtë rezultat në skenë doli Thomas Muller, i cili u asistua nga De Ligt.
Në pjesën e dytë, Kane realizoi edhe njëherë në minutën e 66’, për ta vulosur fitoren dhe kalimin në fazën tjetër.