Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina po e deklason Trepçën 89′ me pjesën e parë që u mbyll 4-0 në favor të kryeqytetasve.
Kryeziu, Muja, Pefqeli dhe Hyseni realizuan golat për ekipin e Prishtinës në pjesën e parë të duelit.
Në ndeshjen tjetër në Klinë, Dukagjini dhe Drita po luajnë baras pa gola.
Rasti më i mirë në këtë duel ishte ai i Baftiut, i cili qëlloi shtyllën.