Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Britania e Madhe gjithmonë ka qenë aleat i Kosovës

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Britania e Madhe gjithmonë ka qenë aleat i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, raporton Gazeta “Enigma”.

Hargreaves përmes një postimi në “X” ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar si në kohë të mira po ashtu edhe në kohë vështira ka qenë aleat i Kosovës.

“Në kohë të mira e të këqija, Britania ka qenë aleat i Kosovës dhe do të ketë gjithmonë në zemër interesin e saj më të mirë. Ishte kënaqësi që pata takimin njohës me kryeministrin Kurti dhe që diskutova bashkëpunimin e gjerë mes Britanisë dhe Kosovës dhe si ta thellojmë”, ka shkruar ambasadori.

Tutje ai ka thënë se shpreson që Kurti ka kaluar mirë në Irlandën Veriore. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles