Një vajzë e mitur nga Graçanica ka raportuar nënën e saj në polici, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj saj, raporton Gazeta “Enigma”.
Viktima është intervistuar në prani të punëtorit QPS-së, ndërkohë rasti është në procedurë të rregullt.
“Graçanicë 06.03.2024-21:05. Viktima femër kosovare e moshës se mitur, ka raportuar se nëna e saj e dyshuara femër kosovare, kishte shkaktuar dhunë ndaj saj. Viktima është intervistuar në prani të punëtorit QPS-së. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /GAZETA ENIGMA/