Ditëve të kaluara tek bashkatdhetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shpërndarë një link për donacione për Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Lidhur me këtë Ambasada e Kosovës në SHBA, ka bërë të ditur se nuk ka të bëjë aspak me Fondin e Sigurisë së FSK-së dhe se është mashtrim.
“Njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët se linku https://donorbox.org/fsk-donation , i raportuar së fundi nga bashkatdhetarët në SHBA, nuk ka të bëjë asgjë me donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-në dhe është mashtrim”, është thënë në njoftimin e tyre.
Ata më tutje theksuan se e vetmja formë e donacioneve për FSK-në është përmes llogarisë bankare në Bankën Qendrore të Kosovës, për Fondin e Sigurisë.