Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët me të dërguarin e SHBA-ve, Gabriel Escobar njoftoi për atë se çka diskutuan në takim me të, me theks të veçantë tek siguria e vendit, shkruan Gazeta Enigma.
Ajo tha se është kruciale që Serbia të përgjigjet për këtë sulm, duke i ekstraduar ata që dyshohet se janë përfshirë në sulmin e Banjskës.
“Diskuam për sfidat e sigurisë në rajonin tonë, grupi terrorist dhe paramilitar nga Serbia duhet të përballet me drejtësinë Serbia ti ekstradojë gjithë ata që ishin pjesë e këtij akti agresioni kundrejt republikës së Kosovës dhe kundër stabilitetit në rajon. Do vazhdojmë të punojmë krah për krah me aleatët tanë që kufiri i jonë të jetë i sigurtë dhe t’a parandalojmë sulmet e tilla”, tha Osmani.
Diskutim tjetër mes Osmanit e Escobar-it ishte edhe çështja e dialogut, për të cilin Osmani tha se institucionet e vendit mbeten të përkushtuara.
“Ne jemi thellësisht të përkushtuar në dialog, dhe kam potencuar se kjo varet nga qasja parimore dhe e barabartë e ndërmjetësuesit, BE-së ndërmjet palëve. Është kruciale të ketë zbatim të plotë të marrëveshjeve të darkorduara, veçanërisht marrëveshjes së Ohrit të arritur në shkurt të vitit 2023”, theksoi ajo.