141 mijë e 8 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri është thënë se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar 6 mijë e 595 persona.
Ndërsa, 20 mijë e 701 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Kujtojmë që nga 15 qershori ka filluar realizimi i Planit për Vaksinimin Masiv në Kosovë.
Mirëpo, deputetë të opozitës kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë që po vaksinon një numër të vogël të qytetarëve.
Ndërsa, ata kanë kërkuar po ashtu më shumë informacione për procesin e vaksinimit e kontratën e nënshkruar për furnizim me vaksina me Pfizer./Express/