Edhe në rigjykim, Shaban Gogaj është dënuar me 7 vite burgim për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetajt në shtator të 2018-ës.
Herën e parë ishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim.
Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Pejë nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Për vrasje nga pakujdesia, Gogaj është dënuar me 5 vite burgim ndërsa për armëmbajtje pa leje me 3 vite. Gjykata ka shqiptuar dënimin unik prej 7 viteve burgim ndaj të akuzuarit Gogaj, duke e llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim prej 23 shtatorit 2018.
Ndërsa, Isuf Cacaj është dënuar me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Kjo është hera e dytë që Shaban Gogaj dënohet me burgim pasi është gjetur fajtor për “vrasje nga pakujdesia” që kishte ndodhur në lokalin e familjes Gogaj.