Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka qëndruar në Kolegjin e New York-ut në Athinë, ku ka mbajtur një ligjëratë dhe ka bashkëbiseduar me studentë.
Në fjalën hyrëse, Bislimi ka folur për situatën ekonomike në vend, hapat e politikat e ndërmarra nga qeveria, si dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian.
“Ndër të tjera ai përmendi shkallën e rritjes së punësimit në tre vitet e fundit, iniciativat tona si platforma Superpuna, formalizimi i ekonomisë, indikatorët makro ekonomikë pozitivë, si dhe nënvizoi se e gjitha kjo rritje ka ardhur përtej barrierave me të cilat është përballur vendi”, thuhet përmes kumtesës.
Para të pranishmëve, ai ka folur dhe është përgjigjur edhe për investimet e huaja dhe sektorët prioritarë për investim.