Kombëtarja e Kosovës U19 nga 18 marsi deri më 26 mars do të qëndrojë në Slloveni, ku do t’i zhvillojë ndeshjet e fazës ‘Elite Round’ për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja, Austria dhe Sllovenia.Kjo e fundit është nikoqire e turneut kualifikues.
Përzgjedhësi Adil Maliqi e ka publikuar listën e djelmoshave të cilët më 18 mars do të marrin rrugë për në Slloveni.
Ndeshjen e parë, Kosova U19 do ta luajë kundër Austrisë, më 20 mars, në orën 16:00 në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona”, më pas, më 23 mars, Dardanët do të ballafaqohen me Spanjën, po ashtu në orën 16:00 në të nëjtin stadium, derisa përballjen e fundit e kanë kundër Sllovenisë, më 26 mars, në orën 13:00 në stadiumin “Sportni Park Lendava”. Vetëm lideri i grupit kualifikohet për në Evropian.