Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer ka pyetur liderët e BE-së nëse e kanë dëgjuar deklaratën e fundit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Vuçiq ka bërë së fundi një paralajmërim për Perëndimin, që sipas tij të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.
”Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”, ka thënë Vuçiq.
Lidhur me këtë Deputeti gjerman, Butikofer, iu drejtua liderëve të BE-së, Josep Borell, Miroslav Lajçak, Oliver Varhelyi duke thënë se deklarata e presidentit Vuçiq u dëgjua mjaft qartë.
Më tutje ai shtoi se duke mos reaguar ndaj veprimeve të tilla, po e lejojnë Vuçiqin “të mbjellë farën e luftës”.
Ai theksoi se duhet të ndërmerret diçka menjëherë.
“Hej, JosepBorrellF, MiroslavLajcak, OliverVarhelyi, e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë. Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës! Von der Leyen, ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! TANI”, ka thënë Butikofer.
Hey, @JosepBorrellF, @MiroslavLajcak, @OliverVarhelyi, you heard this loud & clear. How can you continue pretending, that the "problem" is PM Kurti? You claim to pursue "stability", but you allow #Vučić to sow the seeds of war! @vonderleyen, you must reverse the EU's course! NOW! https://t.co/H2NaDIJvAA— Reinhard Bütikofer (@bueti) March 18, 2024