“Banka Botërore ka miratuar financimin në vlerë prej 90 milionë euro për programin Development Policy Financing”

“Banka Botërore ka miratuar financimin në vlerë prej 90 milionë euro për programin Development Policy Financing”

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar pasi Banka Evropiane Investive ka nënshkruar marrëveshjen në vlerë prej33 milionë euro për financimin e parkut me panele solare në KEK, me kapacitet 100MW.

Ai ka thënë se sot Bordi i Bankës Botërore ka miratuar financimin në vlerë prej  90 milionë euro, në kuadër të programit Development Policy Financing.

“Dje, me Bankën Evropiane Investive nënshkruam marrëveshjen në vlerë prej 🤝 33 milionë euro për financimin e parkut me panele solare në KEK, me kapacitet 100MW.

Sot, morrëm lajmin tjetër të mirë se Bordi i Bankës Botërore ka miratuar financimin në vlerë prej 🤝 90 milionë euro, me kushte koncesionare, si rezultat i përmbushjes së axhendës reformative në kuadër të programit Development Policy Financing. Vazhdojmë! 🙌“, ka shkruar Murati. 

Related Articles