Në krejt Evropën, kosovarët rezultuan kampion.
Kjo nëse bazohemi tek të dhënat e EUROSTAT-it që nxjerrin se qytetarët e Kosovës kanë shkallën më të lartë në kontinent që kanë shtëpitë në emër të tyre.
Me 97.8 për qind shteti më i ri në Evropë, kryeson listën e popullatës që ka pronësi shtëpitë e veta. Pasuar nga Shqipëria me 96.3 dhe e treta Rumania me 95.3 për qind.
Sipas agjentëve të patundshmërive, trashëgimia e kosto e ulët e favorizon vendin në këtë pikë.
Por ka edhe një hile që mund të ketë ndikuar që kjo përqindje të jetë kaq e lartë.
Shkallën minimale e ka Austria me 54.2 për qind, Gjemania me 49.1 e Zvicrra me 42.2 për qind.
Edhe një avokat që ndërmjetëson shit-blerjet juridikisht, konfirmon se dominojnë kërkesat për përkthim te pronari.
Të dhënat korrespondojnë edhe me ato që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.