OBSh: Në rritje numri i foshnjave në Gaza që janë në prag të vdekjes për shkak të mungesës së ushqimit

OBSh: Në rritje numri i foshnjave në Gaza që janë në prag të vdekjes për shkak të mungesës së ushqimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi një tjetër paralajmërim  rreth përkeqësimit të situatës humanitare në Gaza dhe një zëdhënës sot tha se një numër në rritje i foshnjave atje janë në prag të vdekjes nga uria.

“Ajo që mjekët dhe stafi mjekësor po na thonë është gjithnjë e më shumë, ata po shohin efektet e urisë, ata po shohin foshnjat e porsalindura thjesht duke vdekur sepse kanë peshë shumë të ulët të lindjes”, ka thënë zëdhënësja e OBSh-së, Dr. Margaret Harris.

OBSH u shpreh se ka një numër në rritje të grave shtatzëna që janë në nënpeshë, shkruan CNN.

“Kjo është tërësisht e krijuar nga njeriu, gjithçka që po shohim nga ana mjekësore, ky ishte një territor ku sistemi shëndetësor funksiononte mirë”, është shprehur tutje Harris.

Related Articles