Një grua në Pejë ka njoftuar policinë se vajza e saj i ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur dhe është larguar nga shtëpia.
Policia ka bërë të ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është në kërkim policor.
Bëhet e ditur se rasti nga policia është cilësuar si “dhunë në familje”.
“Pejë 19.03.2024, 13:20. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se e dyshuara femër kosovare-vajza e saj, i ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur dhe është larguar nga shtëpia. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është në kërkim policor”, thuhet në raportin e Policisë. /GAZETA ENIGMA/