Kryeqyteteti i Kosovës ka vendosur numrin 50 decibel për maksimumin e akustikes brenda kryeqytetit, decibelët e zhurmës duhet të bien nën 40 ose 50, varësisht si është përcaktuar me rregulloret e kryeqyteteve.
Megjithëse problemet e ndotjes akustike janë shndërruar në shqetësim për të gjitha qytetet, e sidomos gjatë mbrëmjeve, kur të rinjtë i frekuentojnë më shumë këto biznese të gastronomisë.
Përderisa për dikë ky bas muzike mund të jetë atraktiv, për banorët e qendrës së Prishtinës është thjesht shurdhues.
Në një prej kafeneve në rrugën “Fehmi Agani” decibeli tejkalon pothuajse dyfishin e lejuar.
Muzika është kumbuese, jo vetëm për klientët e kafenesë, por problematike edhe për banorët rezidentë të këtyre komplekseve banesore, niveli i zhurmës aty shkon mbi 90 decibel.
Rregullorja komunale është e mangët në qartësimin e decibelëve të lejuar në vendet ku “pabet” e natës figurativisht bashkëjetojnë me banorët rezidentë, pasi ajo përcakton vetëm zhurmën me decibelët e lejuar pa përcaktuar nëse ajo është në ambiente të hapura apo të mbyllura.
Ndonëse në kryeqytete që janë më të zhvilluara, këto lokale janë kryesisht të izoluara me zhurmbytës, në Prishtinë një gjë e tillë thuajse është inekzistente. Ky lokal madje kishte hapur tavanin e qelqtë, ku zhurma shkakton telashe te fqinjët e tij.
Ani se një gjë e tillë konsiderohet shkelje e rregullores së kryeqytetit, asnjë nga inspektorët nuk ishte aty të mërkurën, siç nuk janë as gjatë ditëve të tjera.