Aksident në Prishtinë, vetura godet motoçiklistin

Aksident në Prishtinë, vetura godet motoçiklistin

Sot rreth orës 07:30 në rrugën “Geroge Bush” në Prishtinë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete, raporton Gazeta Enigma.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar drejtuesi i motoçikletës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se me rastin janë duke u marr njësitet e trafikut.

“Sot rreth orës 07:30 në rrugën “George Bush” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Related Articles