Numri i viktimave nga COVID-19 po vazhdon të rritet edhe më tej.
Përkundër që shumë shtete kanë filluar me vaksinimin e qytetarëve, numri i viktimave nga ky virus po vazhdon të jetë i lartë.
Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 3 milion e 899 mijë e 18 persona deri tani kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
Ndërsa mbi 179 mijë persona janë infektuar me koronavirus.
164 milionë e 727 mijë e 253 persona janë shëruar nga ky virus.
Amerika radhitet e para me numrin më të madh të rasteve të infektuara me COVID-19 me gjithsej 34 milionë e 434 mijë e 803 të infektuar dhe 617 mijë e 875 viktima, pastaj India me 30 milionë e 28 mijë e 709 raste dhe 390 mijë e 691 viktima dhe Brazili me 18 milionë e 56 mijë e 639 raste të reja dhe 504 mijë e 897 viktima.