Japonia do ta mbështesë Kosovën për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Japonia do ta mbështesë Kosovën për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze (JICA), kanë mbajtur konferencën  rajonale përmbyllëse lidhur me “Projektin e zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”.

Në kuadër të kësaj konference ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se ky projekt është e një rëndësie të madhe sepse ndotja e ajrit është shqetësim për të gjithë.

“Falënderoj Qeverinë Japoneze për kontributin e dhënë në këtë projekt dhe në përgjithësi. Ndotja e ajrit tejkalon numrat e lejuar dhe që vjen nga shumë faktorë”.

Kurse i ngarkuari me punë nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, theksoi rëndësinë e këtij projekti, i cili sipas tij, është punuar me shumë zell.

Madje ai ka garantuar se do ta mbështesin Kosovën për përmasimin e cilësisë së ajrit.

“Ky projekt është punuar me shumë zell, duke përfshirë këtu edhe sfidat me pandeminë duke e parë të nevojshme të them se gjatë pandemisë cilësia e ajrit ka qenë më e mirë. Kjo flet edhe për bashkëpunimin e ndërsjellët që kemi me Shtetin e Kosovës. Ndotja e ajrit është njëra ndër shqetësimet kryesore të të gjitha vendeve”, tha ai.

Related Articles