Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar fanellat e reja që do t’i bartë gjatë ndeshjeve të Euro 2024, e cila nis nga muaji qershor i këtij viti.
Granit Xhaka, kapiteni i “Helvetikëve” ishte personazhi kryesor në prezantimin e fanellave.
Nuk ka shumë ndryshime në fanellën e Zvicrës, përveç te jakat dhe ngjyra e kuqe është më e mbyllur.
Kujtojmë që Zvicra është në grup me nikoqirin e Euro 2024, Gjermaninë, me Hungarinë dhe Skocinë.