Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore të madhe në javën e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Kuqebardhët” shënuan fitore të thellë 4:0 ndaj Fushë Kosovës.
Golat për ekipin e Gentian Mezanit i shënuan: Marko Raganovci, Oltion Bilali dhe Senad Jaroviq (2).
Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e 30 pikëve në pozitën e 7-të, një më shumë se Feronikeli që ka një ndeshje më pak dhe është në zonën e barazhit.
Skuadra e Malishevës nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Dukagjinit e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënuan mysafirët me anë të Merlakut në minutën e 53’të.
Në minutën e 80’të, ekipi vendas fitoi një penallti dhe në gol e shëndrroi futbollisti më në formë momental, Drilon Hazrollaj.
Ky barazim nuk i konvenon aspak ekipit të Malishevës, pasi mbëtët mbrapa në luftë për titull, me 49 pikë, pesë pikë më pak se lideri Llapi (54)