Pira: Nuk e kemi fituar Manchester Cityn e Guardiolas, por ndaj Ulpianes

Pira: Nuk e kemi fituar Manchester Cityn e Guardiolas, por ndaj Ulpianes

Drejtori i Vllaznisë së Pozheranit, Agon Pira, flet pas reagimeve të 2 Korrikut, Flamurtarit dhe Kikës në FFK, se ndeshja Ulpiana – Vllaznia ka qenë e kurdisur.

Ky është reagimi i tij i plotë për TV Dukagjinin:

“Nuk mundem t’i kuptoj ato klube që po dalin po flasin e po bëjnë ankesa. Ato klube nëse kanë fakte ose argumente janë organet e Federatës le t’i deponojnë, përndryshe nuk kanë pse me kriju mjegull dhe t’ia humbin meritat lojtarëve dhe shtabit teknik të klubit Vllaznia. Nuk është hera e parë që e mposhtim Ulpianën këtë sezon, nga tre takime kemi dy fitore dhe një humbje, të cilën e kemi humbur pa meritë sepse jemi dëmtuar rëndë, por kemi heshtur. Këto klubet po funksionojnë me logjikën e tifozit, humbi e shitur, fitoj e blerë, barazim marrëveshje. Vllaznia e ka mposhtur Prishtinën e Afrim Tovërlanit me super yje që ka pasur në atë kohë (2012) dhe e ka eliminuar nga Kupa e Kosovës. Nuk e kemi fituar prej Manchester Cityt të Guardiolës por ndaj Ulpianës”, ka deklaruar Pira.

Kujtojmë që në vikendin që lëmë pas Vllaznia e Pozheranit e mposhti Ulpianën me rezultat 4:3 në kuadër të Grupit B.

Kjo ndeshje u komentua nga opinoni sportiv në Kosovë, me ç’rast kanë nisur dyshimet, pasi që rezultati ishte 3:1 në favor të Ulpianës. Kujtojmë që Vllaznia e Pozheranit po lufton për mbetje në këtë rank garash. /Gazeta Enigma/

Related Articles