Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo dëshmohet çdo ditë me numrin e rasteve të tilla që denoncohen në Polici.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Podujevë, ku një 30-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dashurës së tij.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ndodhi dhe sulmin e të dashurit, me të cilin bashkëjetojnë qe një kohë.
Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar por akoma nuk ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarit.