Aktorja e njohur kosovare, Shirine Morina ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Enigma.
Ajo ishte e njohur në botën artistike, veçmas në teatër.
Jashtë teatrit Shirinën shumëkush e mban mend në emsionin “Pa pengesa”, ose në serialin Banda e Luta Fukaras të realizuar në vitet e 70.
E në teatër ajo njihet nga Hotel Kashta, Makbethi, Gjenerali i ushtrisë së Vdekur etj.
Ajo luajti edhe në filmin Era dhe Lisi të Besim Sahatciut. Por ekranit televiziv nuk i mungoi as në serialet vendore si: Cimerat, Kombinati e Pleqt, si dhe së fundmi në Ça ka Shpija. / Gazeta Enigma.