Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit ka folur për kontratat e infermierëve të angazhuar gjatë kohës së pandemisë, raporton Gazeta Enigma.
Vitia ka thënë se kontratat e këtyre infermierëve kanë qenë të lidhura me Bankën Botërorë dhe sipas tij nga marrëveshja ndërkombëtare këta infermierë nuk mund të kalojnë në buxhetin e Kosovës.
Ai tutje ka shtuar se infermierët janë mashtruar nga qeveria e kaluar se do tu vazhdohet kontrata.
“Këto kontrata kanë qenë kontrata të cilat kanë kanë qenë më afat të caktuar nëse ish -minsitri apo kushdo tjetër ju ka premtuar se këto kontrata do të vazhdohen atëherë ata janë mashtruar”, ka thënë ai.