Delegacioni i Kosovës në Strasbourg, janë parë optimistë në kalimin e testit të dytë të vendit drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Delegacioni kosovar kanë pritje që do të kalojë testi i dytë i Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit për Këshillin e Evropës, meqenëse në bazë të asaj që e kam parë sot në teren dhe takimet që kam pasur me delegacionin e vendeve të ndryshme, Kosova i ka votat për anëtarësim, faktikisht për të kaluar testin e dytë, i cili mund të themi se është një gjysmëfinale, para finales së madhe të majit për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka thënë gazetari i Klan Kosovës.
“Nesër mbahet Asambleja e Përgjithshme, e cila ka nisur punimet sot dhe ka 306 vende, e ku i duhen 2/3 Kosovës, për të kaluar çështja e saj te Komiteti i Ministrave në maj të këtij viti, derisa një test paraprak e ka kaluar në muajin mars në Paris”.