Në takimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, këtë të martë rreth orës 16:00 do të zhvillohet debat e më pas edhe votim për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në këtë sesion pranveror, i cili është i një rëndësie historike për Kosovën, do të diskutohet raporti i raportueses së Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, i cili duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve prezentë për kalimin tutje.
Në qoftë se votimi është i suksesshëm, i njëjti raport do të procedohet te Komiteti i Ministrave, takim i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj.
Asambleja Parlamentare i ka 46 shtete anëtare me gjithsej 302 anëtarë plus 306 zëvendësues. Janë 34 shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet ndërsa 14 që nuk e kanë njohur.