Kanë përfunduar punimet e Komitetit Politik në Kuadër të Këshillit të Evropës ku u diskutuan amendamentet e propozuara për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në këtë Komitet nuk kanë kaluar asnjë prej amendamenteve të propozuara nga Serbia dhe as ai i Italisë që fliste për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Në total ishin 16 amendamente, ku prej tyre kanë kaluar vetëm tri, përkatësisht amendamenti një, amendamenti 11 dhe amendamenti 12.