Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini është shprehur se agjencisë i ishte mohuar leja për të ofruar këtë ndihmë dhe për të shpëtuar jetë.
Ai ka thënë se një fushatë tinëzare është duke u zhvilluar për t’i dhënë fund operacioneve të saj, duke paralajmëruar imlikime serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,shkruan CNN.
UNRWA ka qenë nën kritika që kur Izraeli pretendoi se disa nga punonjësit e saj ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit të 7 tetorit.
Izraeli gjithashtu e ka ndaluar UNRWA-n të veprojë në veri të Gazës.
“Shkatërrimi i UNRWA do të ketë pasoja të qëndrueshme. Në afat të shkurtër, do të thellojë krizën humanitare në Gaza dhe do të përshpejtojë fillimin e urisë”, është shprehur Lazzarini.