Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme në vend janë duke u trajtuar 86 pacientë, raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, 56 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërkaq dy pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 65 pacientë, prej tyre 11 të konfirmuar me COVID-19, 46 me oksigjeno-terapi, një në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 11 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 17 pacientë post-Covid nga Klinika e Pulmologjisë. Klinika e Pulmologjisë ka 37 pacientë të shtrirë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë, një në gjendje të rënduar, kurse 14 të konfirmuar pozitivë, 10 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë
Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të enjten se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 reja me COVID-19, kurse dy persona kanë humbur jetën nga ky virus.
Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,764 mostrave.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107,707, i viktimave në 2,256 dhe i të shëruarve në 105,280.
Aktualisht, raste aktive me coronavirus janë 171./Gazeta Enigma/