Ministrja britanike, Wendy Morton, ka dhënë detaje të reja për takimin që e ka zhvilluar me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Enigma.
Në një postim në Twitter ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.
“Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takim me të Dërguarin Special, Miroslav Lajçak”.
“Ne u pajtuam që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit për të përfituar i gjithë rajoni”, shkroi Morton./Gazeta Enigma/