Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Xh.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 1 dhe 2 maj të vitit 2024, në Ferizaj, saktësisht në një motel në Ferizaj, i pandehuri me dashje e detyron të dëmtuarën Q.V., si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore që ka, që e njëjta të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj në atë mënyrë që fillimisht më datën 1 maj 2024 e josh të dëmtuarën përmes rrjetit social “facebook” që të takohen, ashtu që në një vend në Kaçanik del e dëmtuara ku i pandehuri shkon dhe e merr të njëjtën me një veturë të tipit “Passat” dhe e dërgon në një motel në Ferizaj, ku aty e mban të mbyllur për dy ditë rresht dhe gjatë kësaj kohe e detyron të dëmtuarën që të kryej akt seksual disa herë dhe për ta bindur që të kryej akt seksual i pandehuri ushtron edhe dhunë fizike ndaj të dëmtuarës, kurse në fund pas dy dite i pandehuri me të njëjtën veturë që e kishte marr të dëmtuarën, e dërgon në të njëjtin vend e lë në rrugë,
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.