Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar gjyqtaren Gresa Caka-Nimani për pranimin e detyrës si Kryetare e Gjykates Kushtetuese të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Kosnett përmes një cicërime në Twiter ka thënë se SHBA-të mbeten të përkushtuar për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës për të promovuar dhe forcuar sundimin e ligjit.
“Urime gjyqtares Gresa Caka-Nimani për pozicionin e saj të ri si President i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pavarësia e gjyqësorit është një gur themeli i çdo demokracie elastike dhe ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës për të promovuar dhe forcuar sundimin e ligjit”.
Gresa Caka-Nimani ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga kryetarja e deritanishme, Arta Rama-Hajrizi.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të nisur për media ku thuhet se me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, sot u bë pranim-dorëzimi solemn i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.