Tri raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,706 testime ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Aktualisht në Shqipëri janë 76 pacientë aktivë me COVID-19.
Trajtim spitalor të specializuar po marrin 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.