Manchester City ka bërë një tjetër hap drejt titullit kampion, pasi ka triumfuar në udhëtim te Fulham me rezultat të thellë 0-4.
Vetëm pas 13 minutave lojë ndeshja u zhbllokua, kur Kevin De Bruyne asistoi bukur te Josko Gvardiol i cili realizoi për 0-1.
Përkundër disa rasteve të mira shënimi, gola më nuk pati në pjesën e parë dhe skuadrat shkuan në pushim me pjesëve me epërsinë minimale të Cityt.
City vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, duke realizuar edhe dy gola të tjerë.
Kur kaluan një orë lojë, në skenë doli Phil Foden i cili dërgoi topin në rrjetë për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës së Pep Guardiolës.
12 minuta më vonë sërish në skenë doli mbrojtësi Josko Gvardiol duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Cityn në këtë ndeshje për rezultatin 0-3.
Krejt në fund të ndeshjes, City fitoi një penallti të cilën në gol e shndërroi Julian Alvarez për rezultatin përfundimtar 0-4.
City tani është lider i vetëm në tabelë me 85 pikë, dy më shumë se Arsenali që ndodhet në vendin e dytë.
Dy sfidat e radhës të Cityt janë sërish me dy skuadra londineze ndaj Tottenham Hotspur në udhëtim dhe ndaj West Ham United në Etihad Stadium.