Nuk respektuan semaforin, u merret leja 34 shoferëve në Prishtinë

Nuk respektuan semaforin, u merret leja 34 shoferëve në Prishtinë

Policia e Kosovës sot ka filluar implementimin e planit “Semafori” ku deri tanë kanë konfiskuar 34 potentë shoferë.

34 shoferët nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve.

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

Në kuadër të këtyre angazhimeve, sot ka filluar implementimi i planit “Semafori”.

Deri tani u janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ngasësve që nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve.

Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

Related Articles