Në mars të vitit 2024, kur Partia Demokratike e Kosovës prezantoi kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamzën propozoi 9 qershorin si datë për zgjedhje.
Lidhur me këtë, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi pas takimit me Kurtin shprehu keqardhje që data 9 qershor tashmë është jashtë kornizave kohore kushtetuese për zgjedhje.
Megjithatë, sipas tij, ka ende data të javëve të ardhshme që janë brenda kornizës kohore dhe se pret bashkëpunim nga partitë e tjera.
“Do të ruaj korrektësinë, datat i kam propozu edhe më herët. Më vjen keq që data e 9 qershorit tashmë është jashtë kornizës kohore kushtetuese, sepse ka qenë vërtetë datë e mirë. Unë besoj që ka ende data që janë në javët e ardhshme që janë brenda kësaj kornize kohore, pres bashkëpunim nga partitë e tjera”, tha Krasniqi.