Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë që pas takimi të sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe opozitës, ky i fundit po do që të dorëhiqet nga ky post, ndonëse ai po do që ta shesë si tërheqje.
“Kjo ftesë e zotëri Kurtit është dorëheqje e tij. Realisht është dorëheqje”, ka thënë Paçarizi në Rubikon.
“Kurti thotë që është tërheqje ndoshta, është ftesë – po iu thotë: Hajde bohemi bashkë se nu kam vota boll me e rrëzu veten”
“Qysh i thojnë kësaj ndryshe? Dorëheqje. Por nuk ia ngjet emrin dorëheqje sepse ka efekt negativ elektoral. Pse me e ba Kurti këtë kur opozita eventualisht ia jep në dorë kartën ma të fuqishme që i vyn atij? Karta ma e fuqishme për Kurtin në zgjedhje është: Unë nuk e pranova Asociacionin edhe pse krejt më kanë akuzu që po e bëj’”.