Mbrëmë rreth orës 21:20, në rrugën Deçan-Junik konkretisht në fshatin Voksh ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Driton Rugova, tha se është shtënë në drejtim të një veture e cila ishte në lëvizje.
Rugova tha se nga ky rast nuk ka të plagosur.
“Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, Policia është informuar nga viktima se ne rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, deri sa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njëjti nga person/a, të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturën e viktimës, janë shkaktuar dëme por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti cilësohet Vrasje në tentativë”, tha Rugova.